Sezoni i ri i “Goca dhe Gra” duket se do të vijë me disa ndryshime në panel; jo të gjitha fytyrat që pamë sezonin e kaluar do të rikthehen.
Disa detaje i zbuloi moderatori Fatos Sulo i “Uëtëfë Show”, program i Andale Media, ku konfirmoi se Rudina Dembacaj nuk do të jetë pjesë e sezonit të ri.
“Rudina Dembacaj ka zbuluar ekskluzivisht për Andale se nuk do të jetë pjesë e këtij sezoni të ri,” u shpreh ai.
Një tjetër emër që nuk do të rikthehet është Sherina Spahiu, sipas moderatorit.
Nga ana tjetër, Ori Nebijaj dhe Ema Andrea do të jenë sërish pjesë e “Goca dhe Gra”. Në listën e emrave të konfirmuar është edhe Selin Bollati, për të cilën u mësua disa ditë më parë se do t’i bashkohej programit.
Kështu, deri tani kemi tre emra të sigurt: Ori Nebijajn, Ema Andrean dhe Selin Bollatin. Për momentin, nuk është ende e qartë nëse Rozana Radi do të rikthehet këtë sezon në panelin e moderatoreve, ndërsa një tjetër emër vazhdon të mbahet mister.
“Një emër tjetër ka mbetur mister dhe do ta zbulojmë në ditët në vazhdim,” shtoi Fatosi./k.m
