I dërguari special i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, deklaroi se pret që negociatat mes SHBA-së dhe Iranit të zhvillohen “këtë javë”, duke sinjalizuar një zhvillim potencial pozitiv në përpjekjet diplomatike.
Në një konferencë në Miami, Witkoff u shpreh optimist për rifillimin e bisedimeve.
“Mendojmë se do të ketë takime këtë javë. Sigurisht që shpresojmë për këtë. Anijet po kalojnë. Ky është një shenjë shumë, shumë e mirë,” tha ai, duke shtuar se situata përbën një “shtyrje” dhe një “zgjatje” që shihet pozitivisht nga pala amerikane.
Në një intervistë për CNN, Rubio tha se ka pasur shkëmbime mesazhesh dhe sinjale për gatishmëri për dialog, por mungon një përgjigje e qartë nga pala iraniane.
Ai theksoi gjithashtu se një nga pengesat kryesore është mungesa e qartësisë mbi përfaqësimin e Iranit në negociata, pas goditjeve të fundit që kanë prekur strukturat drejtuese të vendit.
