Departamenti Amerikan i Shtetit është përfshirë në debatin e ashpër politik që ka shpërthyer në Mbretërinë e Bashkuar pas vrasjes së 18-vjeçarit Henry Nowak, duke e dënuar ashpër aktin.
Në deklaratë thuhet se “Kushtëzimi ideologjik dhe policimi me dy standarde janë simptoma të dukshme të rënies së qytetërimit. Ato duhet të refuzohen në të gjithë Perëndimin.”
Rasti ka sjellë reagime të ashpra nga kundërshtarët politikë të kryeministrit britanik, Keir Starmer, por edhe reagimi i Elon Musk ka tërhequr vëmendjen e publikut, i cili ka dënuar sulmin dhe ka kritikuar policinë e vendit.
Starmer i është kundërpërgjigjur Musk duke i kërkuar që të mos ndërhyjë në politikën e vendit pasi kjo tregon një anshmëri, ndërsa Farage, sipas tij, po e shfrytëzon rastin për interesat e tij.
I riu humbi jetën vitin e kaluar pasi u godit me mjet prerës gjatë një konflikti në Angli. Të hënën, autori i krimit, një burrë i komunitetit sikh, u dënua me burgim të përjetshëm.
Rasti ka rikthyer vëmendjen pas publikimit të pamjeve filmike nga momentet e fundit të jetës së të riut. Në video shihet se si policia prangos Henry Nowak ndërsa ai ndodhej i plagosur rëndë, pasi autori kishte pretenduar se ishte viktimë e një sulmi racist.
Pamjet kanë nxitur reagime të forta dhe kanë ngritur pyetje mbi mënyrën se si policia e trajtoi situatën./MXH
