Një grup të rinjsh janë përfshirë në një sherr në Gjirokastër. Sipas raportimeve në pranga është vënë një 19-vjeçar.
Po ashtu është proceduar edhe një 18-vjeçar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur, po nuk e ka kallëzuar në polici.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Kb
