Last Updated on 17/09/2025 by adminfjala
Policia e Kukësit ka arrestuar një 47-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë në lidhje me një konflikti të ndodhur mbrëmjen e 5 shtatorit.
Në pranga ra Frank (Urim) Dida 47 vjeç, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Ai qëlloi me armë zjarri drejt qytetarit H.A. gjatë një sherri me këtë të fundit për parkimin e makinës. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati person të lënduar.
Gjithashtu u arrestua edhe nipi i tij, Semi Jeminaj 23 vjeç (djali i motrës së Frank Dida), i cili akuzohet për moskallëzim krimi, pasi ka qenë prezent gjatë sherrit që përfundoi në përdorimin e armës. m.p.
