Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se forcat amerikane kanë fundosur nëntë anije të marinës iraniane dhe kanë shkatërruara kryesisht selinë detare të vendit.
Në postimin e tij, Trump shprehet se disa prej anijeve të shkatërruara ishin relativisht të mëdha dhe të rëndësishme.
“Sapo më njoftuan se kemi shkatërruar dhe fundosur 9 anije detare iraniane, disa prej të cilave relativisht të mëdha dhe të rëndësishme.
Po i ndjekim të tjerat që kanë mbetur — edhe ato së shpejti do të jenë duke lundruar në fund të detit! Në një sulm tjetër, ne shkatërruam kryesisht selinë e tyre detare”, tha presidenti në postimin në platformën e tij “Truth Social”.
Në reagimin e tij, Trump nuk ndau foto ose video të dëmit të njoftuar./mxh
