Last Updated on 12/11/2025 by EL
Një mini-album me pesë këngë do të vijë shumë shpejt nga Elhaida Dani. “Pasqyra e mbretëreshës” do të ketë tre bashkëpunime dhe dy këngë solo, ku e para që do të publikohet në fillim të dhjetorit është “Lotët diamante” me Don Phenom.
Në prapaskenat e xhiruara ekskluzivisht nga programi “Rudina” në Tv Klan, Elhaida shihet me një pamje shumë ndryshe në videoklip, por edhe duke kërcyer. Tashmë nuk është sekret lidhja e këngëtares me kërcimin sepse në zemrën e saj tashmë vallëzon dashuria.
Rudina Magjistari: Ti kërcen aty, paske edhe koreografi apo jo?
Elhaida Dani: E mora guximin të bëj sikur kërcej pak.
Rudina Magjistari: Tashmë lidhja jote dihet që me koreografinë është shumë e fortë, kështu që nuk ka nevojë të të pyes unë se kush e ka bërë koreografinë.
Elhaida Dani: Absolutisht, koreografia është nga Ledian Agalliaj, jam shumë e lumtur, e kemi kur kërcen aty.
Rudina Magjistari: Po, që është duke bërë lëvizjet në mënyrë që edhe ju të…
Elhaida Dani: U bërtet të gjitha gocave, u thotë më fort, i dua lëvizjet më të forta.
Rudina Magjistari: Po me ty si është në raporte pune?
Elhaida Dani: Me mua është i butë. I them më bërtit, nuk ka problem, mund ta përballoj. Thotë jo sepse ti e kap, nuk është problem.
Rudina Magjistari: Sepse ti në fakt ke prirje në kërcim, e ke treguar, i kap shpejt lëvizjet kështu që ai me siguri është i kënaqur.
Elhaida Dani: Më pëlqen kërcimi. kam përshtypjen që në fillimet tona që ai po tentonte të bënte pak atë flirtin kur filluam dhe mendonte me vete nuk mund t’i bërtas kësaj, edhe nëse gaboja, se ndoshta i ngel hatri, i ka ngelur tashmë, nuk më bërtet.
EP-ja mban titullin e njërës prej këngëve solo, por është njëkohësisht një dedikim dashurie për Ledianin, thotë Elhaida, frymëzuar nga ditari i saj.
Elhaida Dani: Kënga është shkruar enkas për mua dhe Ledin nga Aida dhe Armendi, inspirim dhe fletë të marra nga ditari im nga ato ditët e hershme kur u njohëm dhe është “Pasqyra e mbretëreshës”, e cila është kënga ime solo që do të dalë me video së shpejti./e.t
