Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim subjektin tregtar “Buzi Store”, i akuzuar për veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, kryer në bashkëpunim me ekonomistin e kompanisë.
Hetimet zbuluan se kompania ka shmangur deklarimin e rreth 3.7 milionë eurove të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore.
Prokuroria thote se gjatë hetimeve u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me kompaninë dhe shoqërinë e saj të fiskalizimit./kb
