Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Brrylit, pranë Currilave në Durrës. Paraprakisht raportohet se shkaku i aksidentit, në të cilin u përfshinë tri makina të parkuara është bërë pakujdesia e shoferes së njërit prej “Benz”-ave të përfshirë në këtë përplasje, e cila ka qenë duke përdorur celularin në timon.
Siç mund ta shikoni dhe në pamjet e siguruara nga burimet në aksident janë përfshirë 3 automjete, dy “Benz”-a dhe një “Audi”. Fatmirësisht nga përplasja nuk raportohet për të plagosur por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë dalë autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa pritet të dalin detaje të reja në vijim./k.m
