Last Updated on 09/11/2026 by Anisa
Një shpërthim në një fabrikë hekuri dhe çeliku u regjistrua të hënën në Izmir të Turqisë. Pas shpërthimit shpërtheu një zjarr i madh, ndërsa në vendngjarje shihet tym i dendur.
Zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë, ndërsa kanë mbërritur edhe ambulancat dhe ekipet e sigurisë për të ofruar ndihmën e tyre.
Ende nuk ka raportime për të vdekur ose të lënduar.
