Kanë mbërritur ekspertët e institutit të ndërtimit në pallatin në Elbasan, i cili një ditë më parë u dëmtua rëndë pas shpërthimit të një bombole gazi në një prej apartamenteve.
Ekspertët kanë deklaruar se ky pallati duhet të shembet pasi është tejet i rrezikshëm dhe i pabanueshëm.
Kujtojmë se pas shpërthimit kati i katërt u shemb dhe ra në katin e tretë, por duke shkaktuar edhe shumë dëme të tjera në pjesë të ndryshme të ndërtesës, siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.
Për fat të keq nga ky shpërthim, kanë humbur jetën dy banorë të këtij pallati, ndërsa disa të tjerë mbetën të asfiksuar./k.m
