Last Updated on 16/03/2026 by Anisa
Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga 7 shtetas të përfshirë në ngjrjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 10 marsit, në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në jë automjet në pronësi të Oltjon Klosit.
Shtatë shtetasit vepronin si grup i struklturuar kriminal, po ashtu janë sekuestruar biçikleta e përdorur në ngjarje, rrobat e autorit të përdorura gjatë saj, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit dhe aparatet celularë të tyre.
Në pranga kanë rënë Jurgen Gjonaj, 32 vjeç, Renato Balla, 25 vjeç, Kristjan Ahmerama 24 vjeç dhe Eklips Leti 27 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim, si edhe dhe Glentjan Kojtari 29 vjeç, Dorjan Hamolli 34 vjeç dhe Geris Molla 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore është zbuluar se ka qënë Jurgen Gjonaj ai i cili ka vendosur dhe shpërthyer tritolin, me ndihmën e Kristjan Ahmeramës, Renato Ballës dhe Eklips Letit.
Ndërkojhë që Sabah Nuzi, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Fushë-Krujës, nën akuzë për vepra të rënda penale, dyshohet se është personi i cili ka porositur vendosjen e tritolit, në makinën e Oltojon Klosit.
Kujtojmë se Gjonaj është fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë në momentin kur afrohet pranë automjetit. Ai dyshohet se ka mbërritur me biçikletë, ka vendosur lëndën plasëse në mjet dhe më pas është larguar sërish me të njëjtin mjet në drejtim të paditur.
Oltjon Klosi rezulton se jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës, ndërsa hetuesit po verifikojnë nëse aktiviteti i tij në shtetin spanjoll mund të ketë lidhje me vendosjen e lëndës plasëse. Po ashtu, ai figuron me precedent penal në Shqipëri për konflikte të mëparshme, element ky që po merret në shqyrtim nga autoritetet.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 10.03.2026, në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në automjetin në pronësi të një shtetasi.
Vihen në pranga 7 shtetas, të përfshirë në ngjarje, në formën e një grupi të strukturuar kriminal, shtetas me precendent të theksuar kriminal.
Sekuestrohen biçikleta e përdorur në ngjarje, rrobat e autorit të përdorura gjatë saj, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit dhe aparatet celularë të tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku në automjetin në pronësi të shtetasit O. K. shpërtheu një sasi lënde plasëse (me pasoja vetëm dëme materiale), kanë organizuar operacionin policor “Porosia”, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave në vendngjarje, si dhe këqyrjes së kamerave në akse të ndryshme rrugore përmes të cilit dyshohet se mund të ishin larguar autorët, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.
Në vijim të veprimeve proceduriale për këtë rast:
-u ndaluan shtetasit J. G., 32 vjeç, R. B., 25 vjeç, K. A., 24 vjeç dhe E. L., 27 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim;
-u ndaluan shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim;
-u bë ndalimi me iniciativë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj shtetasit S. N., 33 vjeç, aktualisht në IEVP.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi J. G. është personi që ka vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive, i cili është ndihmuar nga shtetasit K. A., R. B. dhe E. L., duke i siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur autori, banesën ku është strehuar si dhe sasinë e lëndës eksplozive të vendosur. Ndërkohë, Shtetasi S. N., aktualisht në IEVP Fushë-Krujë, i akuzuar për vepra të rënda kriminale, dyshohet se është personi që ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit O. K.
Më tej, shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, kanë transportuar me automjet, më datë 10.03.2026 autorin e vendosjes së eksplozivit, shtetasin J. G.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
