Last Updated on 16/10/2026 by Monika
Protesta e të rinjve që po vijon edhe në orët e pasdites në Tiranë po dallon për tensionet e shtuara.
Studentët dhe gjimnazistët pjesëmarrës që vazhdojnë të qëndrojnë pranë godinës së Kryeministrisë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ nuk i kanë ndalur përleshjet me forcat policore.
Siç vihet re edhe nga pamjet, të rinjtë kanë sulmuar me pllaka nga trotuari drejt autobotit me ujë që ndodhet përballë tyre, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me ujë./mxh
