Last Updated on 24/04/2026 by Monika
Gjykata e Posaçme e Apelit ka sqaruar vendimin për shtyrjen për në datë 29 prill të shqyrtimit të një ankimi të kryetari të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, mbi shfuqizimin e një vendim të Shkallës së Parë, për pezullim të afateve të paraburgimit.
Sipas Apeli të GJKKO-së, seanca është shtyrë pasi ka rezultuar se akti i deklarimit për përfaqësimin e Veliajt në gjyq nga mbrojtësi i tij, ka rezultuar i pavlefshëm.
Gjykata thotë se nënshkrimi i Drejtorit të Komanduar në IEVP Durrës, ishte vendosur me mjete mekanike (fotokopje), në kundërshtim me nenet 99 dhe 111 të Kodit të Procedurës Penale.
Pas këtij konstatimi, Gjykata ka shtyrë për më 29 prill seancën, në orën 09:30.
“Një sqarim lidhur me arsyen e shtyrjes së zhvillimit të seancës gjyqësore për çështjen penale nr. 118 akti, datë 17.04.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit Erion Veliaj: “Ankim kundër vendimit nr. 91 akti, datë 24.03.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: “Për pezullimin e afateve të paraburgimit”:
Gjykata, duke vërejtur se akti i deklarimit – për të mos marrë pjesë në gjykim personalisht z. Erion Veliaj, por të përfaqësohej nga mbrojtësi i tij – ishte i pavlefshëm për shkak se, nënshkrimi i z. Kurti, Drejtor i Komanduar në IEVP Durrës ishte vendosur me mjete mekanike (fotokopje), në kundërshtim me nenet 99 dhe 111 të K.Pr.Penale, vendosi të shtyjë zhvillimin e seancës gjyqësore për në datë 29.04.2026, ora 09:30″, argumenton gjykata./mxh
