Last Updated on 18/10/2026 by Monika
Avokati i njohur Spartak Ngjela e ka cilësuar sot si një domosdoshmëri dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjetet e tij sociale lidhur me protestat disaditore në vend, Ngjela shprehet se gjendja e Shqipërisë është e rëndë, në prak të rrezikut kombëtar dhe drejt shkatërrimit.
Sipas tij, në rast se nuk jep dorëheqjen, Rama do të këtë edhe më shumë përgjegjësi përballë organeve gjyqsore.
“Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama sot është domosdoshmëri historike.
Gjendja është e shumë rëndë sot për Shqipërinë.
Protesta e rinise studentore është shumë e fortë.
Rinia ështe rini!
Pyetja thelbësore është kjo:
Shqipëria apo Rama?
Dorëheqja e Edi Ramës apo shkatërrimi i Shqipërisë?
Shqipëria është në rrezik kombëtar dhe drejt shkatërrimit.
Këtë gjendje e shpëton vetëm dorëheqja e kryeministrit Rama.
Prandaj..
Nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen si kryeministër brenda datës së sotme, përgjegjësia e tij do të jetë shumë e madhe në organet gjyqësore, si çështje me akuzë penale, e ngritur kundër tij në SPAK”, shkruan Ngjela./mxh
