Kendall Jenner dhe Jacob Elordi janë parë përsëri në shoqërinë e njëri-tjetrit, këtë herë në Montecito, pranë shtëpisë së Jenner, gjatë një darke të qetë me miq.
Sipas burimeve që kanë siguruar edhe foto nga vendngjarja, çifti ka hyrë në një restorant lokal të thjeshtë, në një dalje që dukej si një “double date”. Atmosfera mes tyre është përshkruar si e ngrohtë dhe shumë e afërt.
Kendall Jenner është parë shumë e afërt dhe e dashur me aktorin, duke e përqafuar, duke i prekur qafën dhe duke luajtur me flokët e tij gjatë mbrëmjes. Nga ana tjetër, Jacob Elordi është shfaqur në humor të mirë, duke qeshur dhe duke kaluar një kohë të këndshme gjatë darkës.
Ky takim vjen vetëm disa javë pasi dyshja u pa së bashku edhe në Hawaii, ku u fotografuan në plazh në një situatë që dëshmitarët e përshkruan si një takim romantik. Në atë rast, ata ndanë edhe një shishe pije gjatë qëndrimit të tyre buzë detit.
Pamjet dhe daljet e fundit sugjerojnë se marrëdhënia mes tyre po vazhdon të forcohet, duke mos qenë thjesht një romancë pushimesh./mxh
