Last Updated on 17/10/2026 by EL
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u është bashkuar uniformave blu para Kryeministrisë, të cilat po përballen prej disa orësh me protestuesit.
Numri një i Policisë së Shtetit ka vendosur maskë kundragaz për shkak të ajrit të rënduar.
Kujtojmë që prej disa orësh, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është kthyer në një arenë përplasjesh mes policisë dhe protestuesve, ku ka pasur edhe djegie të mjeteve private.
Situata vijon të mbetet e tensionuar./ET
