Last Updated on 15/12/2025 by Kesjana
Sipas ministrisë së Shëndetësisë në vendin tonë, të paktën 130 mijë vaksina antigrip janë aplikuar që prej dy javët e para të tetorit 2025.
Edhe pse një numër i konsiderueshëm, sërish mbeten hapësira për interpretim negativ e skepticizëm për vaksinimin kundër gripit, për shkak të frikës dhe pasojave të supozuara.
Kreu i Emergjencave Civile, Skënder Brataj, në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj në rubrikën 100% Neës, në Klan Neës, shpjegon se informacioni po përhapet nga njerëz jo profesionistë, apo nga ata që i përkasin fushës së mjekësisë, por që janë të paguar për të dhënë teori të gabuara. Sipas Bratajt, përfshirja e politikanëve në mjekësi, jep interpretime të gabuara të vaksinës, duke marrë kështu dhe një shembull nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./kb