Last Updated on 09/11/2025 by Kesjana
Një proces të rëndësishëm e cilësojnë qytetarët e Vlorës zhvillimin e zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri të tyre. Në një deklaratë për media disa prej tyre të cilët kanë votuar sapo janë hapur qendrat e votimit shprehen se në këtë ditë ata ushtrojnë forcën e tyre. Ata u bëjnë apel të gjithë qytetarëve për të votuar.
“Kam ardhur herët për të votuar. Është një detyrë që na takon të gjithëve. Duhet të zgjedhim kryetarin e bashkisë. Qytetarët të votojnë, është detyrë për të gjithë”, thotë një qytetar.
“Votova herët. Kisha dëshirë, se është një detyrë e rëndësishme se sot kam forcën me votë. Të votojnë atje ku është më mirë dhe ku kanë vendosur ata. Votova menjëherë nuk pata probleme”, shprehet një tjetër qytetar i Vlorës./kb
