Last Updated on 23/07/2026 by Anisa
Në orën 09:00 pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.
PD pritet të paraqesë kërkesën për zgjatjen e afatit të Komisionit të Reformës Territoriale.
“Kuvendi të marrë masat për zgjatjen e mandatit të Komisionit me 3 (tre) muaj, në mënyrë që të vijojë puna e Komisionit edhe gjatë muajit gusht dhe të mos konsiderohet e përfunduar veprimtaria e tij, pa u marrë më parë opinioni zyrtar i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës”, thuhet në kërkesë./ad
