Last Updated on 01/09/2025 by adminfjala
Nisin ethet e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, shkruan rtsh.
Stafi drejtues i Fest 64 dhe RTSH kanë publikuar thirrjen për të gjithë artistët që do t’i bashkohen eventit më të rëndësishëm të muzikës shqiptare.
Artistët që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në edicionin e 64-t të Festivalit kanë një muaj kohë, duke filluar nga data 1 shtator deri në 30 shtator, për dorëzimin e materialeve të tyre muzikore vetëm përmes email-it zyrtar [email protected].
Para dorëzimit të këngëve, Stafi drejtues i Festivalit ju kujton artistëve dhe krijuesve të sjellin vetëm krijime të reja dhe të papublikuara në asnjë formë tjetër. Në email çdo pjesëmarrës duhet të dërgojë:
Pas nisjes së materialeve, pjesëmarrësve do t’u dërgohet një email që konfirmon dorëzimin e tyre. Festivali i Këngës në RTSH është një mundësi e shkëlqyer për çdo artist që dëshiron suksesin, pasi kënga fituese përfaqëson Shqipërinë në skenën magjike të Eurosongut.
Shkodra Elektronike, fituesi i edicionit të 63-të të Festivalit, bëri sivjet një paraqitje dinjitoze që elektrizoi gjithë publikun në Bazel të Zvicrës./e.t
