Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar lidhur me debatet për zhvillimin e Zvërnecit, duke kritikuar mënyrën se si po trajtohet çështja në opinionin publik dhe në studiot televizive.
Sipas tij, në diskutimet për projektet e zhvillimit në zonë mungojnë ekspertët e turizmit dhe të pronave, ndërsa në debatet televizive dominojnë figura të ndryshme si juristë, avokatë, gazetarë, analistë, prokurorë, improvizues, prestigjatorë dhe “gjithologë”, si dhe persona që udhëheqin protestat.
Spaho ironizon situatën duke thënë se “Enveri do ta kishte zili po t’i dëgjonte” debatet aktuale, duke sjellë një sërë deklaratash që sipas tij pasqyrojnë qëndrime kundër investimeve të mëdha në vend.
Reagimi i Spahos:
Asnje ekspert i turizmit apo i pronave ne debatet per zhvillimin e Zvernecit.
Ne te gjithe diskutimet ne studiot televizive te dites se Hene gjeje veten dumbabista, avokate, gazetare, analiste, prokurore, improvizues, prestigjatore, gjithologe dhe mbi ta nje marksist-leninist qe udheheq protestat.
Enveri do e kishte zili po ti degjonte:
Te ike Aman Grup dhe te mos investoje ne Shqiperi!
Te ikin vellezerit Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat te Katarit qe duan te investojne ne Zvernec!
Te iki familja Trump dhe Kushner dhe te mos investojne ne Zvernec!
Nuk kane leke, edhe nese kane leke ku i gjeten ato, perse vine keta dhe te mos investojme ne qe nuk kemi lek dhe ta bejme edhe Zvernecin si Golemi?
Pse nuk ka projekt, pse nuk ka studim ne mjedis, kur dihet qe projekti eshte ne faze zhvillimi dhe keto hartohen dhe miratohen ne faza me vone.
Perse kompania eshte rregjistruar ne Shqiperi dhe ka emer shqiptar? Cfare fsheh lepuri ketu?
A do me lejojne mua dhe kalamajte te shkoj me biciklete ne Zvernec?
Perse pronaret e tokes e kane shitur token, keshtu do e shesim tere Shqiperine?
Nuk duam 4.5 miliard euro investim ne Shqiperi, le te shkojne dhe investojne ne Greqi, Malin e Zi, Kroaci, etj.
Nuk duam investime, duam lloto, firma piramidale, kioska, balte, plehra, rrumpalle!
Mire qe u cmenden te gjithe po pse ne te njejten dite, tha Shvejku.
Si eshte e mundur qe populli shqiptar nxjerr kaq shume idiote, pyeti Fishta?/a.d