Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 193 të vitit 2023, në ngarkim të 21 të pandehurve të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, të kryera në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal.
Të pandehurit janë:
Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
Mario Çela
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja)
Xhino Roka
Marsel Roka
Prekë Kodra
Ledio Zabeli
Sergej Hasanpapaj
Fuad Verzivolli
Bruno Hazizolli
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku, alias Ado Cerriku)
Artan Hoxha
Pajtime Fetah
Metin Mehja
Skënder Sufaj
Marsel Shega (alias Bujar Shega)
Renato Hasani
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka, alias Hajdar Sefa)
Blerina Beqiri
Elton Qyno
Dedan Gjoni
Hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare e Hetimit dhe të drejtuara nga prokurorët e posaçëm kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, e dyshuar për përfshirjen në tentativë vrasjeje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë si dhe raste të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë dhe sektorin privat.
Ngjarjet objekt hetimi përfshijnë episode të ndodhura në Elbasan si edhe raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Ekuador, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar.
Ndaj të pandehurve janë aplikuar masa të ndryshme sigurimi, mbështetur në Kodin e Procedurës Penale./mxh
