Kryeministri britanik Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar mbështet fuqimisht Ukrainën dhe theksoi se çdo çështje që lidhet me të ardhmen e vendit duhet të vendoset nga vetë Ukraina.
“Kam pasur një bisedë telefonike me Presidentin Zelenskiy, së bashku me Presidentin Macron dhe Kancelarin Mertz. Ishte një mundësi për të shprehur mbështetjen tonë për Ukrainën dhe për një parim shumë të rëndësishëm: të gjitha çështjet që lidhen me Ukrainën duhet të vendosen nga vetë Ukraina,” tha Starmer.
Ai shtoi se të gjithë dëshirojnë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, duke theksuar se e ardhmja e Ukrainës duhet të vendoset brenda sovranitetit të saj./MXH
