Pesëmbëdhjetë persona janë plagosur dhe shtruar në spital pas një sulmi me thikë në një fabrikë gomash të rënda në Japoninë qendrore. Sipas një raporti të ri nga shërbimet e emergjencës, disa nga të plagosurit pësuan plagë të shkaktuara më thikë, ndërsa të tjerë u sulmuan me një lëng që thuhet se ishte zbardhues.
Një zëdhënës shpjegoi se kishin marrë një telefonatë nga një fabrikë gome fqinje me informacion se pesë ose gjashtë persona ishin therur dhe se në sulm ishte përdorur edhe një lëng në formë spreji.
