Last Updated on 23/02/2026 by EL
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka mbyllur hetimet ndaj ish-oficeres së policisë gjyqësore pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj dhe biznesmenin Astrit Vladi, të cilët akuzohen për dosjen “Toyota Yaris”.
Bëhet me dije se SPAK ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj dy të akuzuarve. Daupaj dhe Vladi akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm” dhe “korrupsion aktiv”.
Vlen të theksohet se dy të akuzuarit, ndodhen në arrati. Ndërsa po ashtu, nga shorti elektronik, Paulin Cera është përzgjedhur si gjyqtar i çështjes.
Sipas prokurorisë të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet për të ndikuar tek gjyqtarë e prokurorë që hetonin dhe gjykonin dosjen e 3.4 milion eurove që u bllokua në Portin e Durrësit, me qëllim që të favorizoheshin të pandehurit.
Po ashtu për këtë dosje, është gjykuar veçmas edhe ish-kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zerka./ET
