Last Updated on 25/10/2026 by Monika
Të mbledhur para Kryeministrisë, protestuesit kanë ngritur zërin në mbështetje të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit i cili mbeti i lënduar në sy gjatë protestës të së shtunës. Me thirrjet dhe shkrimet në bluza, pjesëmarrësit kanë shprehur solidaritetin e tyre.
“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, shkruhej në bluzat e disa protestuesve.
Protesta po vijon para Kryeministrisë teksa situata paraqitet e qetë për momentin. Më parë ata dogjën karriget e dialogut të vendosura nga kryeministri Edi Rama i cili prej ditësh kërkon dialog me të rinjtë protestues./mxh
