Dy persona janë arrestuar në Fier, nën akuzën e trafkut të drogës. Pas hekurave ranë shtetasit me inicialet H. V., banues në Roskovec dhe K. K., 47 vjeç, banues në Lushnjë.
NJOFTIMI I POLICISE
Vihen në pranga 2 shtetas të dyshuar të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Heroinë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:
-ekzekutuan urdhrin për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim H. V., banues në Roskovec, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 3 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./ K.M
