Atmosfera në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” është tensionuar ndjeshëm gjatë ditës së sotme, me debate të forta që kanë përfshirë disa nga banorët. Në qendër të përplasjeve ka qenë Rogerti, i cili ka pasur konflikte të njëpasnjëshme me Artanin, Selin, Krusitën dhe Baby G.
Megjithatë, situata u përshkallëzua ndjeshëm gjatë debatit të tij me Stenaldon. Gjatë përplasjes verbale, Rogerti përdori një fyerje të rëndë, duke iu drejtuar Stenaldos me fjalët “të ka dënuar Zoti”, një deklaratë që lidhej drejtpërdrejt me verbërinë e këtij të fundit.
Edhe pse Stenaldo njihet për përpjekjet e tij për të ruajtur qetësinë në debatet brenda shtëpisë, këtë herë ai nuk arriti të përmbahej. I prekur nga fyerja, reagimi i tij ishte i papritur, duke pështyrë Rogertin në fytyrë, një veprim që tronditi banorët dhe përkeqësoi më tej situatën.
Ngjarja ka ngjallur reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë, ndërsa pritet të shihet nëse Vëllai i Madh do të marrë masa disiplinore pas këtij incidenti./mxh
