Last Updated on 15/10/2026 by EL
Protesta e dytë studentore eskaloi deri në shkatërrimin e institucioneve shtetërore, bizneseve të vogla e të mëdha private si dhe të bankave të nivelit të dytë, duke shkaktuar një situata kaotike në zemër të Shqipërisë. Të prekur nga shkatërrimi i vendit, personazhe të njohura, kryesisht ata të estradës shqiptare, kanë reaguar në lidhje me revoltën studentore. Newsbomb.al sjell më poshtë reagimet e artistëve që janë vënë në qendër të vëmendjes.
Në reagimet e tyre, artistët dalin haptazi në krahun e protestës, por theksojnë se nuk është e nevojshme që të ushtrohet dhunë fizike, si ndaj efektivëve që janë në krye të detyrës, po ashtu dhe ndaj objekteve, sidomos të bizneseve të vogla.
Nga Elvana Gjata, Dojna Mema, Olta Gixhari, Çiljeta Xhilaga, Olsi Bylyku e Xhensila Myrtezaj, artistët kanë reaguar publikisht në orët e vona të ditës së djeshme, duke përkrahur me mënyrën e tyre protestën studentore e cila sot hyn në ditën e saj të tretë./et

