Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në një shkollë të mesme në pjesën jugore të Filipineve, duke shkaktuar disa të plagosur.
Shefi i policisë, Reggie Fanteron, konfirmoi ngjarjen dhe bëri të ditur se numri i të lënduarve është më shumë se një. “Kemi të lënduar. Jo vetëm një”, deklaroi Fanteron, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi numrin e viktimave apo gjendjen e tyre shëndetësore.
Forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të të shtënave, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim./k.m
