Last Updated on 07/11/2026 by EL
Protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon të jetë e tensionuar. Protestuesit po qëllojnë me gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të policisë.
Ndërsa autobotet me ujë kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, këta të fundit janë kundërpërgjigjur duke hedhur fishekzjarrë. Forcat e policisë kanë vijuar përdorimin e autobotëve me ujë, si dhe të gazit lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës.
Ndërkohë, protestuesit kanë krijuar një front përballë policisë në bulevard, ku kanë hedhur molotov dhe kanë përdorur lazerë në drejtim të efektivëve. Disa prej tyre kanë zbrazur në rrugë çanta me gurë, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrjet: “Policia e krimit!”./et
