Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca goditi shtetin e Perusë në një thellësi prej 24 kilometrash.
Nga tërmeti u shënua një viktimë dhe rreth dhjetë të plagosur, si edhe u dëmtuan spitale dhe monumente fetare në zonën e Andeve.
Rreth 17 minuta më vonë, një lëkundje pasuese me magnitudë 3.7 ballë goditi të njëjtën zonë.
Autoritetet thonë se intensiteti i tij ishte shumë më i ulët se tërmeti kryesor, i cili u ndje mesatarisht në Chupaca. Zyrtarët po vazhdojnë të vlerësojnë dëmet materiale të shkaktuara nga lëkundjet./mxh
