Last Updated on 31/08/2025 by adminfjala
Papa Leo XIV bëri thirrje këtë mëngjes për t’i dhënë fund asaj që e quajti “pandemia e armëve, të mëdha dhe të vogla”, ndërsa u lut publikisht për viktimat e një sulmi me armë që ndodhi gjatë një meshe në një shkollë katolike në Shtetet e Bashkuara.
Leo foli në anglisht gjatë bekimit të tij të mesditës nga studioja me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit, ku denoncoi dhunën dhe “logjikën e armëve” që sipas tij nxit luftëra në mbarë botën.
“Lutjet tona për viktimat e të shtënave tragjike gjatë një meshe shkollore në shtetin amerikan të Minesotës”, tha Leo. “Ne i mbajmë në lutje fëmijët e panumërt të vrarë dhe të plagosur çdo ditë në të gjithë botën. Le t’i lutemi Zotit të ndalojë pandeminë e armëve, të mëdha dhe të vogla, e cila infekton botën tonë.” m.p.
