Last Updated on 20/11/2026 by Monika
Shtëpia e Bardhë tha të premten se presidenti amerikan, Donald Trump është “optimist” se një marrëveshje paqeje mund të arrihet përfundimisht midis Rusisë dhe Ukrainës, pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës gjatë natës.
“Presidenti dëshiron që kjo luftë të zgjidhet në mënyrë që vrasjet e pakuptimta të marrin fund. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol konstruktiv duke folur me të dyja palët për të punuar drejt përfundimit të luftës”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
“Ne jemi i vetmi vend në botë që mund ta luajë këtë rol dhe t’i ulë të dy vendet në tryezën e bisedimeve, dhe Presidenti është optimist se në fund të fundit do të arrijmë një marrëveshje paqeje”, shtoi zyrtari.
Vetëm disa orë pasi Presidenti rus Vladimir Putin u largua nga Kina – ku u takua për bisedime trepalëshe me Trump dhe udhëheqësin kinez Xi Jinping – Rusia nisi një sulm të ri, me Kievin që tha se Rusia qëlloi të paktën 110 raketa gjatë natës./mxh
