Një studim i botuar në British Journal of Psychology zbulonte pak kohë më parë se marrëdhëniet shoqërore mund të krijojnë një problem për njerëzit me IQ më të lartë. Hulumtimi u krye nga psikologët evolucionarë Satoshi Kanazaëa i Shkollës së Ekonomisë në Londër dhe Norman Li i Universitetit të Menaxhimit të Singaporit. “Efekti i dendësisë së popullsisë në kënaqësinë me jetën ishte më shumë se dyfish më i madh për individët me IQ të ulët sesa për individët me IQ të lartë”, raporton studimi, duke shtuar se “individët më inteligjentë ishin në fakt më pak të kënaqur me jetën nëse shoqëroheshin me miqtë e tyre më shpesh”.
Studimi anketoi 15,000 njerëz midis moshës 18 dhe 28 vjeç dhe shqyrtoi dendësinë e popullsisë si një çështje sjelljeje. Sipas Ëashington Post, Kanazaëa dhe Li thanë gjithashtu se: “Banorët e zonave rurale dhe qyteteve të vogla janë më të lumtur se ata në periferi, të cilët nga ana tjetër janë më të lumtur se ata në qytete të vogla qendrore, të cilët nga ana tjetër janë më të lumtur se ata në qytete të mëdha qendrore”.
Kënaqësia me jetën është e lidhur negativisht me dendësinë e popullsisë, ndërsa frekuenca e socializimit me miqtë është e lidhur pozitivisht, sipas gjetjeve të studimit.
Për studimin, studiuesit propozuan “teorinë e savanës së lumturisë”, duke sugjeruar se “nuk janë vetëm pasojat aktuale të një situate të caktuar, por edhe pasojat e saj genetike që ndikojnë në kënaqësinë e jetës së individëve dhe shpjegon pse ndikime të tilla të pasojave stërgjyshore mund të ndërveprojnë me inteligjencën”.
Është mjaft e mundur që njerëzit inteligjentë të kenë më shumë aktivitete jo-sociale dhe për këtë arsye, në vend që të kalojnë kohë me miqtë, ata zgjedhin të përqendrohen në diçka tjetër më të thelluar. Studimi nuk do të thotë që të gjithë njerëzit inteligjentë nuk u pëlqen të kalojnë kohë me miqtë, por thjesht se ata shpesh kalojnë më shumë kohë vetëm.
