Një tjetër dasëm ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Mateo dhe Brikena kanë kurorëzuar dashurinë e tyre mbrëmjen e së hënës, duke shënuar kështu dasmën e dytë të këtij edicioni.
Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e shtëpisë ishin dhe disa prej ish-banorëve dhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi.
E pranishme ka qenë dhe dy nga familjarët e çiftit, konkretisht tezja e Brikenës dhe mbesa e Mateos, e cila ka sjellë dhe unazat e tyre.
Kujtojmë se dasma e parë e këtij edicioni ishte ajo mes Gimbos dhe Selin. Kjo e fundit është shpallur pak ditë më parë dhe finalistja e parë e këtij edicioni. /kb
