Last Updated on 03/09/2026 by EL
Protesta e 96-të kombëtare ka nisur me incidente, pasi mësohet se protestuesit kanë hequr flamurin e Maqedonisë së Veriut në sheshin “Skënderbej”.
Ende nuk dihet se cilët janë personat që kanë hequr flamurin maqedonas, ndërsa raportohet se ata e kanë quajtur provokim vendosjen e flamurit në sheshin “Skënderbej”. Pritet që në vijim të ketë një reagim edhe nga ana e autoriteteve.
Kujtojmë që prej 96 ditësh në Tiranë po protestohet kundër qeverisë, ku kërkohet dorëheqja e saj. Edhe mbrëmjen e sotme, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skdërbej” dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Ndërsa në protestën e së martës, kishte disa tensione mes policisë dhe tubuesve, pasi këta të fundit vendosën që të rrethonin godinën e Kryeministrisë, në të cilën ndodhej brenda kryeministria.
Kjo bëri që policia të shoqëroj disa prej tyre, ndërsa 14 persona përfunduan në pranga. Ata nesër do të dalin para gjykatës, ku do të njihen edhe me masat e sigurisë./et
