Last Updated on 13/08/2026 by EL
Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Delisufaj të Lushnjës pasditen e kësaj të enjteje, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Sipas raportimeve, kanë humbur jetën dy gratë që udhëtonin në mjet, të cilat u identifikuan si M. H. dhe F. Xh., të dyja rreth 50 vjeçe.
Ndërkohë, shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.
Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje./et
