Last Updated on 25/05/2026 by Kesjana
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 08:00 në fshatin Mengël të Elbasanit, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti drejtohej nga regjisori Petri Bozo, i cili është arrestuar nga policia dhe shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, pranë shkollës ku i mituri po shkonte në mëngjes. Dyshohet se fëmija ka kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga automjeti, pasi i ka shpëtuar nga duart nënës së tij.
Policia ka bërë me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.
