Indonezia u trondit këtë të hënë, pasi dy trena u përplasën në një stacion hekurudhor në qytetin Bekasi, rreth 25 kilometra larg Xhakartës.
Përplasja rezultoi në humbjen e jetës së të paktën katër personave dhe plagosjen e 38 të tjerëve, sipas mediave lokale.
Sipas raportimeve, aksidenti i rëndë hekurudhor në Indonezi ndodhi kur një tren u përplas me një tren të palëvizshëm në stacionin hekurudhor Bekasi Timur dhe pati një mobilizim të menjëhershëm për të liruar pasagjerët e bllokuar dhe për t’u ofruar kujdes mjekësor të lënduarve./mxh
