Presidenti amerikan, Donald Trump do të presë të premten në Shtëpinë e Bardhë kryetarin e zgjedhur te bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani. Lajmi u konfirmua nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë në rrjetet sociale. “Komunisti, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, kërkoi një takim. Vendosëm që ky takim të zhvillohet në Zyrën Ovale të premten, më 21 nëntor”, shkroi Trump.
Ky takim shihet si një përpjekje për të ulur tensioned mes tyre./MXH
