Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, i bëri thirrje kontrollorëve të ajrit që po qëndrojnë pa pagë prej javësh, të rikthehen menjëherë në punë.
Trump u shpreh i pakënaqur me ata që kanë marrë pushime gjatë asaj që ai e quajti “Democratic Shutdown Hoax” dhe paralajmëroi se kjo mund të ndikojë negativisht në rekordet e tyre.
Ai gjithashtu premtoi një bonus prej 10,000 dollarësh për ata kontrollorë që nuk kanë marrë asnjë ditë pushim gjatë ndërprerjes së pagave.
Që nga mbyllja e qeverisë, punonjësit e aeroporteve dhe jo vetëm kanë dhënë dorëheqjen për shkak se nuk pagueshin, ndërsa të tjerë kanë pranuar të punojnë pa pagë/ MXH
