Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, u takua me zyrtarë të byrosë politike të Hamasit në Ankara për të diskutuar armëpushimin në Gaza dhe avancimin e marrëveshjes në fazën e dytë, njoftoi një burim i Ministrisë së Jashtme turke.
Sipas burimit, zyrtarët e Hamasit i thanë Fidan se kishin përmbushur detyrimet e tyre si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, por sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Gazës po pengojnë kalimin në fazën tjetër të marrëveshjes.
Ata gjithashtu shtuan se ndihmat humanitare që hyjnë në Gaza nuk janë të mjaftueshme dhe se janë të nevojshme mallra si medikamente, pajisje për strehim dhe karburant.
Takimi shënon një përpjekje të re diplomatike nga ana e Turqisë për të lehtësuar situatën humanitare dhe për të avancuar procesin e armëpushimit në Gaza./mxh
