Last Updated on 25/10/2026 by Anisa
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i cili u godit me plumb gome në sy gjatë protestave të 24 tetorit nga forcat e policisë, do të niset sot për trajtim më të specializuar jashtë vendit.
Miku i tij, aktori Bes Kallaku tregon se këtë mëngjes ka folur me Erjonin dhe ai është më mirë, por ka nevojë për një ndërhyrje më të specializuar, ndaj sot pritet që të dërgohet jashtë Shqipërisë.
“Sot në mëngjes pata mundësinë të flas me Erjonin. Lavdi Zotit është më mirë, por ka nevojë për ndërhyrje më të specializuar jashtë shtetit. Presim që sot të niset”, shkruan mes të tjerash Bes Kallaku.

28-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë në syrin e majtë dhe dje kaloi një operacion te Trauma. Kreu i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj tha gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme se Erjoni kaloi një operacion, por ende nuk dihet nëse do të shpëtojë shikimin./ad
