Last Updated on 02/07/2026 by EL
Ka shkuar në 12 numri i efektivëve të Policisë që kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjeve me protestuesit, të cilët prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje u grumbulluan përpara ambienteve të Kuvendit.
Newsbomb mëson se efektivët e dëmtuar janë:
Genajd Shypheja, 32 vjeç, Forca “Shqiponja”;
Bashkim Qerana, 59 vjeç, Komisariati Nr. 2;
Arjel Xhexha, 24 vjeç, Komisariati Nr. 2;
Festim Kamberi, 53 vjeç, komandant grupi në Komisariatin Nr. 3;
Alma Rexhepaj, 22 vjeçe, Komisariati Nr. 1;
Dorjan Mena, 31 vjeç, Komisariati Nr. 5;
Sjedi Peposhi, 57 vjeç, Komisariati Nr. 5;
Daniel Pojani, 20 vjeç, Komisariati Nr. 3, dëmtim në dorë;
Joan Trungu, shef seksioni te Shqiponjat;
Andi Pelivani, 33 vjeç, efektiv te Shigjetat;
Ermal Çeku, 29 vjeç, efektiv te Shigjetat;
Elmas Guri, 34 vjeç, efektiv i Komisariatit Nr. 1.
Mësohet se ata ndodhen në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Siç raportuam dhe më herët tensionet nisën kur protestuesit sulmuan forcat e Policisë fillimisht me vezë, ndërsa më pas dhuna u përshkallëzua me hedhje gurësh dhe pllakash të shkëputura nga trotuari në drejtim të efektivëve. Policia ishte angazhuar për neutralizimin e situatës dhe shpërndarjen e turmës, me synim lirimin e perimetrit të sigurisë përpara Kuvendit.
Si pasojë e sulmit, disa prej efektivëve pësuan lëndime në kokë dhe u panë të gjakosur, ndërsa u shoqëruan me shpejtësi drejt Spitalit të Traumës për trajtim mjekësor./et
