Last Updated on 15/10/2026 by EL
Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në kokë e efektivit 64-vjeçar të policisë, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme në Shkodër. Pas operacionit, Fasli Rama i cili u godit në kokë me hekur, do të kalojë në reanimacion, ku do të vijojë të mbahet nën monitorimin e mjekëve.
Megjithëse ndërhyrja ka përfunduar me sukses, ende nuk mund të thuhet se polici është jashtë rrezikut. Gjendja e tij do të vijojë të ndiqet nga bluzat e bardha./et
