Last Updated on 13/10/2026 by Monika
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë kanë njoftuar ndërprerjen e ujit ditën e nesërme në qytet për shkak të disa ndërhyrjeve në rrjet që do të nis rreth orës 7:30 të mëngjesit. Sipas njoftimit, kjo vlen edhe për zonat të cilat aktualisht furnizohen me ujë 24 orë.
Njoftimi i plotë:
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët se ditën e mërkurë, më datë 14.10.2026, do të kryhen ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit, të cilat do të sjellin kufizime në furnizimin me ujë në qytetin e Vlorës.
Për shkak të lidhjes së nyjeve të ujësjellësit të ri me rrjetin ekzistues, do të realizohet stakimi i Stacionit Nr. 4 të ujësjellësit.
Gjithashtu, do të ndërhyhet për rehabilitimin e një avarie në lagjen “24 Maji”.
Stakimi i stacionit do të kryhet rreth orës 07:30 të mëngjesit. Si pasojë, qyteti i Vlorës nuk do të furnizohet me ujë gjatë orarit të pasdites së nesërme.
Kufizime në furnizimin me ujë, deri në përfundimin e ndërhyrjeve, do të ketë edhe në zonat që aktualisht furnizohen me ujë 24 orë.
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe i falënderon për bashkëpunimin!/mxh
