Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se Ukraina po dërgon ekspertë në Lindjen e Mesme për të ndarë njohuritë e tyre mbi mbrojtjen nga sulmet me dronë.
Këtë javë, tre ekipe do të jenë në Katar, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat Zelensky sugjeroi se ishin të parat nga vendet ku Ukraina synon të dërgojë ekspertë.
“Absolutisht të gjithë ekspertët amerikanë e kuptojnë se përvoja ukrainase mund të ndihmojë në sprapsjen e sulmeve masive nga dronët Shahed sot. Edhe ato vende që blenë ose morën fshehurazi dronë interceptues e kanë kuptuar tashmë se pa ushtrinë tonë, pa operatorët tanë, pa softuerin tonë, pa të gjitha këto, interceptorët thjesht nuk funksionojnë”, tha Zelensky.
Ukraina ka përvojë të gjerë në rrëzimin e dronëve Shahed të prodhuar në Iran, të lëshuar nga Rusia. Ditët e fundit, shumë vende kanë kërkuar ndihmën e Ukrainës për t’u mbrojtur nga dronët sulmues me një drejtim, mes sulmeve hakmarrëse të Iranit ndaj aleatëve amerikanë në rajon./mxh
