Ushtria ukrainase njoftoi se ka sulmuar objektiva ushtarakë në territorin rus duke përdorur raketa amerikane ATACMS.
Ushtria e ka cilësuar përdorimin e këtij sistemi armatimi si “një zhvillim të rëndësishëm” në frontin e luftës.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, përdorimi i armëve me rreze të gjatë veprimi “përfshirë edhe sisteme si ATACMS, do të vazhdojë”, duke sinjalizuar intensifikim të kapaciteteve goditëse të Kievit kundër caqeve ruse. m.p.
